“O marrëveshje ose përplasje”/ Trump: Irani po i afrohet marrëveshjes me SHBA, por ende nuk ka dakordësi

Bota

“O marrëveshje ose përplasje”/ Trump: Irani po i afrohet

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se Irani po i afrohet një marrëveshjeje me Uashingtonin për çështjen e konfliktit, pasi sipas tij ka pasur përparim në bisedimet e fundit.

Megjithatë, të dyja palët mbeten të kujdesshme. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit ka bërë të ditur se çështja e armëve bërthamore nuk pritet të jetë pjesë e një marrëveshjeje të mundshme.

Trump ka deklaruar se ka parë një draft-marrëveshje, por nuk ka dhënë vlerësim të qartë për të, duke thënë se nuk mund të flasë më shumë për përmbajtjen e saj. Ai ka përsëritur se çdo marrëveshje duhet të garantojë që Irani të mos sigurojë armë bërthamore.

Sipas tij, ose do të arrihet një marrëveshje që plotëson kushtet e SHBA-së, ose situata mund të përshkallëzohet në një konflikt serioz.

Nga ana tjetër, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baqaei, ka thënë se qëndrimet mes dy vendeve janë afruar gjatë javës së fundit, por ende nuk ka marrëveshje për çështjet kryesore.

Ai ka shtuar se po punohet për një memorandum mirëkuptimi me 14 pika, i cili mund të shërbejë si bazë për negociata të mëtejshme që pritet të zgjasin 30 deri në 60 ditë, me synimin për një marrëveshje përfundimtare më vonë.

 

 

ME TE LEXUARAT