Përshkallëzimi i luftës në Lindjen e Mesme rrezikon zinxhirin botëror të çipave, këto janë vendet që preken më shumë

Bota

Përshkallëzimi i luftës në Lindjen e Mesme rrezikon

Lufta në Lindjen e Mesme dhe rreziku i mbylljes së Ngushticës së Hormuzit mund të godasin zinxhirin global të furnizimit me çipa.

Sipas Nikkei Asia, shqetësimi lidhet me furnizimin me materiale dhe energji që përdoren në prodhimin e gjysmëpërçuesve, veçanërisht për vende si Koreja e Jugut dhe Tajvani.

Seuli ka nisur një analizë për furnizimin me 14 materiale dhe pajisje që përdoren në prodhimin e çipave dhe për të cilat vendi varet shumë nga Lindja e Mesme. Një nga shqetësimet kryesore është heliumi, që përdoret për ftohjen e waferëve gjatë prodhimit. Katari është furnizuesi kryesor dhe vitin e kaluar mbuloi rreth 65% të importeve të Koresë së Jugut.

Ka shqetësim edhe për bromin, material që përdoret në krijimin e qarqeve të çipave dhe që prodhohet kryesisht në Izrael dhe Jordani. Koreja e Jugut varet pothuajse plotësisht nga Izraeli për këtë material.

Edhe Tajvani po ndjek nga afër situatën për furnizimin me gaz natyror të lëngshëm, që përdoret për prodhimin e energjisë. Pas mbylljes së centralit të fundit bërthamor në vitin 2025, rreth gjysma e energjisë së ishullit vjen nga LNG, ndërsa Katari mbulon rreth një të tretën e importeve./Shqiptarja

ME TE LEXUARAT