Plagosi në atentat me katër plumba kryeministrin sllovak Robert Fico, dënohet me 21 vjet autori: Nuk doja ta vrisja por…

Bota

Plagosi në atentat me katër plumba kryeministrin sllovak Robert Fico,

Një gjykatë sllovake e shpalli të hënën fajtor për akuzat për terrorizëm personin që qëlloi dhe plagosi në atentat kryeministrin Robert Fico rreth dy vite më parë dhe e dënoi atë me 21 vjet burg.

Juraj Čindula, 72 vjeç, qëlloi Ficon nga afër me armë zjarri disa herë, ndërsa kryeministri përshëndeti qytetarët në qytetin Handlova të Sllovakisë qendrore, në maj 2024.

Vendimi i Gjykatës Speciale Penale në qytetin Banska Bystrica përfundon një gjyq që filloi në korrik mbi çështjen kyçe nëse Čydula, i cili pranoi se qëlloi Ficon, është fajtor për terrorizëm.

Plagosi në atentat me katër plumba kryeministrin sllovak Robert Fico,

 

I dënuari mund të apelojë në gjykatën më të lartë të vendit. Fico u godit katër herë dhe u plagos rëndë në bark, ndërsa pësoi gjithashtu lëndime në ije, krah dhe këmbë.

Ai bëri paraqitjen e tij të parë publike që nga sulmi korrikun e kaluar.

Plagosi në atentat me katër plumba kryeministrin sllovak Robert Fico,

Čindula deklaroi se donte ta plagoste, por jo ta vriste Ficon, sepse donte ta pengonte të vazhdonte politikat e tij, të cilat sipas tij, dëmtojnë lirinë dhe kulturën sllovake.

ME TE LEXUARAT