Besart Xhaferri: Nëse Berisha nuk përsërit zgjedhjet e 11 Majit, të largohet nga drejtimi i PD-së

Politikë

Besart Xhaferri: Nëse Berisha nuk përsërit zgjedhjet e 11 Majit,

Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, në një intervistë për emisionin Dekalog në Dritare Tv, ka deklaruar se mandati i kryetarit të PD-së, Sali Berisha, përfundon në prill të vitit 2026, dhe në të njëjtën periudhë duhet të zhvillohen zgjedhje të reja brenda partisë.

Sipas Xhaferrit, nëse Berisha nuk e mban premtimin për të përsëritur zgjedhjet e 11 Majit për të cilat opozita pretendon se janë manipuluar nga Partia Socialiste, ai duhet të largohet nga drejtimi i partisë.

“Mandati i zotit Berisha mbaron në prill të 2026. Edhe në prill të 2026 duhet të ketë zgjedhje brenda në PD. Nëse Berisha nuk i ka ripërsëritur zgjedhjet, duhet të largohet,” u shpreh deputeti demokrat.

Ai shtoi gjithashtu se, pavarësisht kësaj, do të vijojë të qëndrojë në PD dhe të kontribuojë brenda saj, por pa hyrë në përplasje të brendshme.

Nëse nuk ikën Berisha, unë do të vazhdoj misionin brenda PD, por nuk do të bëj luftë brenda partisë. Kjo, pasi përballja brenda partisë ka një lloj hierarki, nuk është radha ime”, tha deputeti.

ME TE LEXUARAT