Programi bërthamor i Iranit, vritet përgjegjësi i kërkimeve
Lajmifundit
/
28 Mars 2026, 22:15
Bota

Ali Fouladvand, përgjegjës për kërkimin pranë Organizatës Iraniane për Inovacion dhe Kërkime Mbrojtëse, trashëgimtar i programit bërthamor iranian para vitit 2004, u vra së bashku me disa anëtarë të familjes së tij në një sulm ajror mbi Borujerd këtë mëngjes, sipas mediave iraniane.
Ai kishte një rol në mbikëqyrjen e kërkimeve të ndjeshme me natyrë ushtarake.
Fouladvand kishte shpëtuar nga një sulm i mëparshëm gjatë luftës 12-ditore të qershorit të kaluar, gjatë së cilës gruaja e tij, Masoumeh Pirhadi, humbi jetën./Shqiptarja


