Shkencëtarët në alarm për fenomenin “El Nino”, temperatura rekord edhe në sipërfaqen e oqeanit, gati 21 gradë!

Bota

Shkencëtarët në alarm për fenomenin “El Nino”,

Shkencëtarët po japin alarmin për shkak të pasojave që po shkakton fenomeni “El Nino”, me temperaturat ekstrem jo vetëm në tokë, por edhe në oqeane.

Ata thanë se temperaturat sipërfaqësore të oqeaneve në botë arritën nivelin më të lartë ndonjëherë në qershor, për shkak të efekteve të fenomenit natyror El Niño, të cilat i shtohen atyre të ndryshimeve klimatike antropogjene dhe ngrohjes globale.

Njoftimin e bëri sot Observatori i Ndryshimeve Klimatike (C3S) dhe Drejtoria Detare (Copernicus Marine) e Shërbimit Evropian të Kopernikut.

Temperatura mesatare sipërfaqësore e oqeaneve, të cilat mbulojnë dy të tretat e Tokës, arriti në 20.98° Celsius në qershor, duke thyer rekordin e mëparshëm, i cili u regjistrua në vitin 2024 (20.89° Celsius).

Gjysma e parë e vitit 2026 në tërësi është e dyta më e ngrohtë e regjistruar ndonjëherë, pas asaj të vitit 2024, sipas njoftimit.

ME TE LEXUARAT