Shkopinj gome e gaz lotsjellës, policia hyn me dhunë në selinë e partisë opozitare në Ankara

Bota

Shkopinj gome e gaz lotsjellës, policia hyn me dhunë në

Njësi speciale të policisë turke hynë me forcë në selinë e partisë kryesore opozitare CHP në Ankara për të larguar udhëheqjen e shkarkuar të saj, duke përdorur gaz lotsjellës kundër personave që ndodheshin brenda ndërtesës.

Retë e gazit u përhapën në godinën që strehon Partinë Popullore Republikane ndërsa mbështetësit e partisë bërtisnin dhe hidhnin sende drejt hyrjes në përpjekje për të ndalur policinë, thotë Rueters. Forcat e rendit hynë në ndërtesë pasi arritën të të çanin një barrikadë të improvizuar. Deri më tani nuk ka informacione të qarta për persona të lënduar gjatë përleshjeve.

Kriza nisi pasi një gjykatë turke vendosi të enjten të shkarkojë liderin e CHP-së, Ozgur Ozel, duke anuluar rezultatet e kongresit të vitit 2023 ku ai ishte zgjedhur kryetar. Gjykata pretendon se gjatë procesit kishte pasur parregullsi. Të dielën, guvernatori i Ankarasë urdhëroi zbrazjen e selisë së partisë. Në vend të Ozelit, gjykata riktheu në krye të CHP-së ish-liderin Kemal Kilicdaroglu, i cili humbi zgjedhjet presidenciale të vitit 2023 përballë presidentit Recep Tayyip Erdogan. G

Gjatë ndërhyrjes së policisë, Ozel publikoi një video-mesazh në platformën X ku deklaroi se partia ishte “nën sulm” dhe u zotua se do të qëndronte në ndërtesë për të rezistuar. “Edhe nëse përpiqen të na largojnë nga këtu, ne do të vazhdojmë marshimin tonë drejt pushtetit në rrugë”, tha ai, duke u bërë thirrje mbështetësve të CHP-së të mbrojnë zyrat e partisë dhe të tregojnë solidaritet.

Udhëheqja e larguar e CHP-së e ka cilësuar vendimin e gjykatës si një “puç gjyqësor”, ndërsa Ozel ka paralajmëruar se do ta apelojë vendimin./TCH

ME TE LEXUARAT