Shpëtimi i pilotit në Iran, CIA përdori ‘Ghost Murmur’ dhe teknologji kuantike për të kapur rrahjet e zemrës

CIA ka përdorur një teknologji të re të quajtur Ghost Murmur (murmurima fantazmë) për të lokalizuar dhe shpëtuar pilotin amerikan të dytë nga një avioni F-15 i rrëzuar në jug të Iranit, ka zbuluar New York Post.
Ky mjet përdor magnetometri kuantike për të detektuar “gjurmën e gishtit” elektromagnetike të rrahjeve të zemrës së njeriut dhe kombinon këto të dhëna me inteligjencën artificiale për të izoluar sinjalin nga zhurma e sfondit. Shpëtimi i oficerit amerikan ishte hera e parë që Ghost Murmur u përdor në mënyrë operative.
Burimet theksuan për gazetën se “nëse zemra jote rreh, ne do të të gjejmë”, duke krahasuar funksionimin e mjetit me dëgjimin e një zëri në një stadium të madh, përveçse në këtë rast stadiumi ishte një mijë milje katrorë shkretëtirë.
Teknologjia u zhvillua nga Skunk Works, njësia sekrete e Lockheed Martin, dhe është testuar me sukses edhe në helikopterët Black Hawk, me përdorim të mundshëm të ardhshëm në avionët F-35.
Piloti i plagosur, i njohur publikisht si “Dude 44 Bravo”, mbijetoi për dy ditë në mal pas rrëzimit të F-15, ndërsa trupat iraniane e kërkonin. Teknologjia Ghost Murmur lokalizoi aviatorin kur sistemi i tij i fenerit lokalizues (Combat Survivor Evader Locator) nuk ishte i mjaftueshëm për t’u përdorur në terren.
Burimet e përshkruan mjedisin si “pothuajse ideal”, me ndërhyrje minimale elektromagnetike dhe kontrast termik natyror midis trupit të gjallë dhe terrenit shkretëtiror, duke mundësuar një operacion kërkim-shpëtimi me sukses dhe siguri të lartë./Topchannel