Spanja mohon se do të bashkëpunojë ushtarakisht me SHBA-në për Iranin
Lajmifundit
/
4 Mars 2026, 20:18
Bota

Burime qeveritare spanjolle i kanë mohuar gazetës El País se Spanja do të “bashkëpunojë ushtarakisht” me Shtetet e Bashkuara, kundërshtuar deklaratën e zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.
Sipas Leavitt, Spanja kishte pranuar të bashkëpunojë me ushtrinë amerikane lidhur me situatën në Iran, pas një takimi ku mori pjesë edhe ish-presidenti Donald Trump.
Megjithatë, qeveria spanjolle ka theksuar se nuk ka marrë asnjë vendim për bashkëpunim ushtarak dhe se nuk ka pasur diskutime zyrtare për këtë çështje/Shqiptarja


