Spekulimet për shëndetin e Khameneit, Irani nxjerr “asin nën mëngë”: Lideri suprem do të shfaqet në rrugë dhe ....

Irani pritet të publikojë në të ardhmen pamje të liderit suprem, Mojtaba Khamenei, ka deklaruar një zyrtar i lartë iranian, ndërsa vijojnë spekulimet për gjendjen e tij shëndetësore.
Khamenei, 56 vjeç, nuk është shfaqur publikisht që prej emërimit në postin e liderit suprem në muajin mars. Ai pasoi babain e tij, ajatollah Ali Khamenei, i cili u vra në kompleksin e tij në Teheran, në ditën e parë të luftës mes Iranit dhe Izraelit.
Burime të larta iraniane kanë pretenduar se Mojtaba Khamenei pësoi dëmtime në fytyrë dhe plagë të tjera gjatë të njëjtit sulm të 28 shkurtit.
Ndërkohë, zëvendësdrejtori i Organizatës Basij, Qasem Qoraishi, deklaroi të dielën se pamjet e liderit suprem do të publikohen në të ardhmen. Sipas tij, bëhet fjalë për pamje ku Khamenei shfaqet “mes njerëzve dhe në rrugë”, si dhe në takime me komandantët e forcave të armatosura.


