Takimi Putin-Trump, Zelensky refuzon të lëshojë Donbasin: “Trampolinë” për ofensiva të ardhshme nga Rusia

Bota

Takimi Putin-Trump, Zelensky refuzon të lëshojë Donbasin:

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u zotua të martën se nuk do t’ia japë Rusisë tokën lindore të Ukrainës, duke thënë se braktisja e rajonit Donbas do t’i hapte derën Presidentit rus Vladimir Putin për të “filluar një luftë të tretë” në Ukrainë.

Paralajmërimi i Zelensky vjen përpara takimit të Putinit me Presidentin e SHBA-së Donald Trump në Alaska të premten, ku presidenti rus pritet të kërkojë tokën ukrainase si pjesë të një marrëveshjeje paqeje.

Ndërsa ka konfuzion mbi kushtet e raportuara të Putinit për një armëpushim, shumica e versioneve theksojnë se presidenti rus do të kërkojë që forcat ukrainase të tërhiqen nga të gjitha pjesët e Donbasit të Ukrainës, që përfshin pjesë të rajonit të Donetskut që ende i mban nën kontroll.

“Për rusët, Donbasi është një trampolinë për një ofensivë të re në të ardhmen. Nëse largohemi nga Donbasi me dëshirën tonë ose nën presion, do të fillojmë një luftë të tretë”, tha Zelensky në një takim me gazetarët.

Rusia aneksoi në mënyrë të paligjshme gadishullin e Krimesë në vitin 2014 dhe nisi pushtimin e saj të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

“Nuk do ta dorëzoj vendin tim sepse nuk kam të drejtë ta bëj këtë. Nëse largohemi sot nga Donbasi, nga fortifikimet tona, nga terreni ynë, nga lartësitë që kontrollojmë, padyshim që do të hapim një urë për përgatitjen e një ofensive ruse” – shtoi Zelensky.

ME TE LEXUARAT