Trump në CNN: "Vala e madhe" e sulmeve ndaj Iranit "nuk ka mbërritur ende"
Lajmifundit
/
2 Mars 2026, 16:37
Bota
Në një intervistë me CNN, Donald Trump dërgoi mesazhin se ushtria amerikane po e “shkatërron” Iranin, por se “vala e madhe” e sulmeve “nuk ka mbërritur ende”, duke paralajmëruar, megjithatë, se goditja do të zgjasë.
“Po i shkatërrojmë”, tha Trump për CNN. “Mendoj se po shkon shumë mirë. Ne kemi ushtrinë më të fuqishme në botë dhe po e përdorim atë.”
Lidhur me kohëzgjatjen e luftës, ai tha: “Nuk dua që të zgjasë shumë. Mendova se do të zgjaste katër javë dhe jemi pak përpara afatit.”/Lajmi i Fundit


