Trump nuk i ndal kritikat për Starmer: Nuk kemi të bëjmë me Winston Churchill!
Lajmifundit
/
3 Mars 2026, 18:50
Bota

Donald Trump është takuar me kancelarin gjerman Merz. Në një komunikim për mediat ai është pyetur për luftën në Iran, dhe mbështetjen nga vendet e tjera.
I pyetur për mendimet e tij mbi aleatët evropianë, Donald Trump thotë se ka qenë i kënaqur me disa, por me disa të tjerë jo duke përmendur këtu Starmer.
Pasi veçoi Spanjën, ai e kthen vëmendjen te Mbretëria e Bashkuar, duke u thënë mediave se “nuk është i kënaqur” me vendin.
Ai vazhdon të kritikojë Keir Starmer, ndërsa thekson: “Ky nuk është Winston Churchill me të cilin po merremi.”/Ballkan


