“Unë jam paqebërësi”- Trump: Kam përfunduar tetë luftëra, nëse shtojmë Iranin dhe Libanin do të jenë 10

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump deklaroi se ka luajtur një rol kyç në zgjidhjen e disa konflikteve ndërkombëtare, përfshirë tensionet mes Indisë dhe Pakistanit.
Gjatë një fjalimi në aktivitetin Turning Point USA në Phoenix, Trump u shpreh: “Unë jam paqebërësi. Jam ai që zgjidhi tetë luftëra. Zgjidha një luftë që do të kishte vrarë 30 deri në 50 milionë njerëz, Indi-Pakistan”.
Ai shtoi më tej se numri i konflikteve të ndaluara mund të arrijë në dhjetë, duke përfshirë zhvillimet që lidhen me Iranin dhe Libanin. “Kam përfunduar tetë luftëra, por nëse shtojmë Iranin dhe Libanin, atëherë bëhen dhjetë luftëra të ndaluara dhe miliona jetë të shpëtuara”, tha ai.


