VIDEO/ Tramvaji del nga shinat në Sarajevë, humb jetën një person! Plagosen 4 të tjerë

Një aksident është regjistruar këtë të enjte në Sarajevë në Bosnje-Hercegovinë. Një video e publikuar në rrjetet sociale tregon momentin kur një tramvaj del nga shinat duke u përplasur me mjetet në rrugë.
Pamjet e publikuara janë regjistruar nga një kamera e një automjeti që ishte ndaluar në semafor. Tramvaji po udhëtonte drejt Bashçarshisë kur doli nga shinat në kryqëzimin përpara Muzeut Kombëtar.
Ministria e Brendshme njoftoi se një person humbi jetën dhe katër të tjerë u plagosën. Të plagosurit kanë marrë ndihmë mjekësore menjëherë pasi në vendngjarje, rastësisht ndodhej edhe një ambulancë.
3 prej të plagosurve ndodhen në spital. Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet që çuan në këtë aksident.
Zašto je hitna stala usred raskrsnice? Kao da čeka nešto. #tramvaj #sarajevo pic.twitter.com/I1D9ulmUmx
— Bosnia Reporter (@BosniaReporter) February 12, 2026


