Aksident i rende në Greqi! Makina merr zvarrë për disa metra motoçikletën, shoferi zhduket nga vendngjarja
Lajmifundit
/
4 Korrik 2025, 09:03
Kosovë&Rajon
Një aksident i frikshëm ka ndodhur pasditen e kësaj të enjte në Greqi, në qendër të Heraklionit. Një makinë goditi një drejtues motoçiklete dhe u largua nga vendi i ngjarjes.
Sipas mediave greke, makina me shpejtësi skëterrë ka përplasur motoçikletën, ndërsa për pasojë drejtuesi ka fluturuar disa metra prëpara. Raportohet se ai u transportua me ambulancë të EKAB në PAGNI, ndërsa ishte ende i vetëdijshëm.
Lidhur me drejtuesin e makinës, informacionet nga cretalive.gr raportojnë se ai është sulmuar nga qytetarë të cilët u tërbuan nga sjellja e tij.