Trump telefonatë me Putinin, cfarë ndodhi gjatë bisedës një orëshe për dy luftërat
Presidenti Trump foli të enjten për më shumë se një orë me Presidentin rus Vladimir Putin dhe diskutoi luftën në Ukrainë dhe atë që Kremlini e përshkroi si çështjen iraniane.
Telefonata u zhvillua në mes të një ngërçi në përpjekjet e Trump për t'i dhënë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës dhe dy ditë pasi SHBA-të ndaluan dërgesat e armëve për ushtrinë ukrainase.
Këshilltari i politikës së jashtme i Putinit, Yuri Ushakov, tha se kjo çështje nuk u ngrit gjatë telefonatës midis Putinit dhe Trumpit.
Ushakov u tha gazetarëve se Putin dhe Trump patën një "diskutim të detajuar" rreth Iranit dhe situatës në Lindjen e Mesme.
Ai shtoi se Putin theksoi se çështja iraniane duhet të zgjidhet vetëm përmes diplomacisë.
Ushakov tha se Trump theksoi gjatë telefonatës se dëshiron t'i japë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës shpejt.
Putin i tha Trump se Rusia nuk do të heqë dorë nga qëllimet e saj në Ukrainë, tha Ushakov, duke shtuar se Rusia i sheh bisedimet e saj të paqes me Ukrainën si një çështje dypalëshe në të cilën SHBA-të nuk duhet të përfshihen në mënyrë aktive.
Zyrtarët ukrainas thanë se Presidenti Volodymyr Zelensky ka planifikuar të flasë me Trump të premten për të diskutuar ndërprerjen e dërgesave të armëve