Zbardhen POROSITË e Ramës/ Detaje nga mbledhja me dyert të mbyllura; kritikat për Ermal Dredhën

Politikë

Zbardhen POROSITË e Ramës/ Detaje nga mbledhja me dyert të

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë pasdite deputetët e zgjedhur nga 11 maji për qarkun e Tiranës dhe drejtuesit e Bashkisë së kryeqytetit. Takimi po zhvillohet në ambientet e një hoteli në Tiranë, ndërsa disa deputetë nuk kanë arritur dot të jenë të pranishëm, pasi janë ende në Parlament.

Burime nga mbledhja me dyer të mbyllura bëjnë me dije se Rama u ka kërkuar deputetëve dhe drejtuesve të bashkisë që të dalin në terren, të takojnë qytetarët për zgjedhje. Mësohet se Rama u ka thënë të pranishmëve që nuk dihet nëse do të ketë zgjedhje për Tiranën, ndërsa nuk ka shprehur pakënaqësi për situatën në këtë qark.

Paraditen e të enjtes, Rama zhvilloi një takim të ngjashëm në Vlorë. Me një bllok në dorë, kreu i qeverisë kaloi pragun e bashkisë ku zhvilloi një mbledhje gati 90 minuta me kryetarin Ermal Dredha dhe të gjithë drejtuesit e bashkisë. Burime për A2 CNN, bëjnë me dije se në mbledhjen me dyer të mbyllura, tonet kanë qenë të larta dhe Rama ka fshikulluar Ermal Dredhën, duke e kritikuar për punën në kryer të këtij institucioni.

Nga menaxhimi i sezonit turistik, mungesa e ujit të pijshëm dhe problematika e tjera të shfaqura nga qytetarët e Vlorës kanë qenë pjesë e kritikave të Ramës drejtuar kryebashkiakut. Numri një i qeverisë nuk u ndal vetëm me kritika, por kërkoi riformatim të të gjithë drejtorive, duke kërkuar largimin e të gjithë drejtorëve aktualë.

Në optikën e Ramës as deputetët e Vlorës nuk kanë bërë punën siç duhet, ndaj kërkoi edhe prej tyre reflektim.

Përveç kërkesave drejtuar bashkisë, Rama kaloi në veprim me reformim të Partisë Socialiste në Vlorë, ku ka komanduar dy drejtues të rinj, Klevis Kason dhe Erjona Ismailin, detyrë që në fushatën elektorale është mbajtur nga Pirro Vengu dhe Vilma Bello.

 

 

ME TE LEXUARAT