Erion Braçe “shpërthen” në ironi pasi mandati iu rikthye Zegjine Çaushit, mesazhi i “fshehtë” për opozitën: E gjithë dita...

Aktualitet

Erion Braçe “shpërthen” në ironi pasi mandati iu

Socialistja Zegjine Çaushi rrezikoi që të mos ishte në shtator deputete në Kuvendit e Shqipërisë. Rinumërimi i një dite më parë në qarkun e Fierit i hoqi asaj vota, duke bërë që të humbte mandatin për 10 vota dhe t’i lironte “kolltukun” në Kuvend koleges së saj socialiste, Maldrita Bardho.

Mirëpo, gjatë orëve të mbrëmjes një lëvizje e fundit erdhi nga Bardho duke vendosur kështu dhe pikat mbi “i”. Pasi përfundoi procesi i rinumërimit dhe opozita shprehu gëzimin përmes rrjeteve sociale, socialistja vendosi që të mos pranojë mandatin e deputetit dhe t’ia lërë atë Zegjinesë.

Lidhur me këto zhvillime të fundit ka reaguar edhe Erion Braçe, i cili me të drejtën lë të kuptohet se dita e djeshme ishte për të “mbajtur frymën”.

Në llogarinë e tij në “Instagram”, deputeti socialist dhe një ndër veteranët e kësaj force politike ka zgjedhur ironinë për të komentuar atë se çfarë ndodhi dje.

Ai ka publikuar një kolazh me tre foto të vetat, ku fillimisht shfaqet i tensionuar, më pas duke buzëqeshur dhe në fund duke qeshur me të madhe.

Krah fotove ai shkruan: “E gjithë Dita!”, duke ironizuar kështu opozitën dhe të gjithë ata që festuan për humbjen e mandatit të Zegjine Çaushit.

Situata mori kthesë kur kandidatja e radhës në listën e PS hoqi dorë nga marrja e mandatit, çka bëri që ai t’i kthehej sërish Zegjine Çaushit. Kjo kthesë e papritur duket se ka qenë një “shuplakë” për entuziazmin e parakohshëm të opozitës dhe përmes këtij postimi mesa duket Braçe ka dashur që t’i përcjellë mesazhin që të mos “gëzohen para kohe!”.

ME TE LEXUARAT