Kreditë me letra false kthehen në makth, “Raiffeisen Bank” i kërkoi paratë e marra nga ortaku, qytetari "kap mat" bankën
Një tjetër rast falsifikimi dokumentesh është konstatuar nga institucionet shtetërore pas denoncimeve të bëra nga qytetarët ndaj “Raiffeisen Bank”. Pas rastit të bashkëshortëve nga Lezha, të cilëve iu kërkuan paratë për një kredi që nuk e kishin kërkuar dhe marrë kurrë, tashmë publikohet një tjetër precedent, edhe më i rëndë, për shkak të shumës së konsiderueshme monetare dhe faktit se kredia është dhënë për biznes.
Edhe në këtë rast dy qytetarët e përfshirë padrejtësisht në këtë cështje kanë fituar betejën me bankën pasi kanë provuar katërcipërisht para institucioneve me disa ekspertiza radhazi, se firmat e tyre ishin falsifikuar.
Konkretisht qytetarët K. Ç L Ç, burrë e grua janë denoncuesit e këtij rasti që ekspertiza e policisë shkencore e ka provuar si rast falsifikimi. Kredia ishte marrë nga një person tjetër ortak në biznes me qytetarin denoncues, i cili nuk kishte shlyer detyrimet ndaj bankës e cila, në vend që t`ja kërkojë partë kredimarrësit të vërtetë, tenton të përfitojë padrejtësisht nga qytetari tjetër.
Shtetasi K.c ka qenë ortak bashkëthemelues i shoqërisë “S P” SHPK., regjistruar me vendimin nr. 3178, datë 29.03.1994 të Gjykatës së Rrethit Tiranë, së bashku me shtetasit L. H dhe F H me kuota të barabarta prej 33.33 secili, afati i së cilës ishte parashikuar të zgjasë 10 vjet.
K. c ka kërkuar zgjidhjen e cështjes në institucione pasi pas përfundimit të afatit 10 vjeçar, ka lënë aktivitetin në shoqëri duke menduar se shoqëria e biznesit është shpërbërë. Ai nuk e ka marrë një njoftim nga administratori i shoqërisë se në datën 28.03.2012 do të mbahej një mbledhje e ortakëve për të diskutuar për ndryshimet në statutin e shoqërisë, por kishte refuzuar të merrte pjesë. Me tej ka sqaruar se nga një takim me ortakun tjetër ka rënë në dijeni se shoqëria ka marrë një kredi dhe duhej të kontribuojë në shlyerjen e saj.
Kredia tek Raiffeisen
Me kontratën e kredisë bankare nr. 1131 rep dhe 646 kol, datë 18.12.2011 kredi dhënësi, shoqëria “Raiffeissen Bank” SHA., i ka lëvruar kredi shoqërisë “Nevv S P Company” SHPK., në cilësinë e kredi marrësit si dhe shoqërisë “Studio P” SHPK., në cilësinë e bashkë kredi marrësit dhe dorëzanës K.Ç; F H (pa dijeninë e tyre) dhe L H (redimarrësi real) në shumën prej 8.004.845 (tetë milionë e katërmijë e tetëqind e dyzetë e pesë ) lekë, kontratë e cila në aspektin formal ka të shënuar edhe nënshkrimin (emrin mbiemrin dhe siglën) e denoncuesit K Ç.
Për sigurimin e kësaj kontrate dhe të vetë kredisë, pra si kolateral që banka mund të bllokonte në rast se nuk paguhej kredia, rezulton të jetë lidhur Kontrata e Hipotekës nr. 1132 Rep dhe 647 Kol, datë 18.12.2011, për vendosjen e barrës hipotekore në pasurinë nr. 14/38 “Truall + Ndërtesë”, ZK3574 me sipërfaqe ndërtimi 316.2 m2 dhe sipërfaqe trualli 248.5 m2 e ndodhur në Tepelenë. Në këtë kontratë rezulton të kenë nënshkruar edhe paditësat K dhe madje edhe gruaja e tij, L Ç.
Gjithashtu edhe me kontratën e Kredisë me Kufi nr. 1031 rep dhe 498 kol, datë 16.09.2009 rezulton që shoqëria “Në S P Company” SHPK., të ketë marrë kredi në shumën 10, 887, 500 lekë me bashkë kredi marrëse shoqërisë “S P” SHPK., dhe dorëzanës K Ç dhe L H, e garantuar me Marrëveshjen siguruese” nr. 1050 rep dhe 407 kol, datë 16.09.2009 me disa pajisje dhe makineri të listuara dhe e garantuar edhe me kontratë hipotekore, datë 16.09.2009. Për ekzekutimin e këtyre kontratave janë lëshuar urdhërat e ekzekutimit me kërkese të Bankës me qëllim ekzekutimin e detyrueshëm të tyre.
Sapo janë vënë përballë kërkesës për të paguar kredinë që nuk e kishte marrë, denoncuesit e rastit, K dhe L Ç kanë kërkuar pavlefshmërinë e këtyre kontratave pasi ata nuk kanë nënshkruar asnjë nga prej tyre dhe se nuk kanë asnjë lloj detyrimi ndaj Bankës. Në të njëjtën kohë paditësat kanë paraqitur edhe kallëzim në prokurori ndaj noterit para të cilit rezulton të jenë lidhur dhe nënshkruar kontratat si dhe ndaj administratorit të dy shoqërive, z. L.H.
Ekspertizat zbulojnë falsifikimin

Me argumentin se nuk kanë nënshkruar as kontratat për marrjen e kredive dhe as kontratat noteriale për garantimin e tyre, ata kanë paraqitur Aktin e Ekspertimit të nënshkrimeve të tyre datë 02.11.2012 nga ku ka rezultuar se: “Shkrimet Emër + mbiemër dhe nënshkrimi poshtë tyre K. Ç dhe L. Çnë kontratat nr. 131 rep dhe 646 kol, datë 18.12.2011; dhe në kontratën nr. 1132 rep dhe 647 kol, datë 18.12.2011 nuk janë shkruar dhe nënshkruar prej tyre. Gjithashtu nga Akti i ekspertimit Grafik të nënshkrimeve datë 31.10.2012 ka rezultuar se nënshkrimet e paditësve K Ç dhe L Ç nuk janë shkruar dhe nënshkruar prej tyre dhe në kontratat e pra, përkatësisht kontratën e kredisë me kufi, datë 16.09.2009, Marrëveshjen Siguruese, datë 16.09.2009 Kontratën e Hipotekës, datë 16.09.2009. Gjithashtu nga Akti i ekspertimit Grafik të nënshkrimeve datë 31.10.2012 ka rezultuar se nënshkrimet e paditësve K Ç dhe L Ç nuk janë shkruar dhe nënshkruar prej tyre dhe në kontratat e tjera, përkatësisht kontratën e kredisë me kufi, datë 16.09.2009, Marrëveshjen Siguruese, datë 16.09.2009 dhe Kontratën e Hipotekës, datë 16.09.2009.
Në vazhdim të kësaj cështje akti i ekspertimit nr. 10929, datë 21.11.2012 i Drejtorisë së Policisë Shkencore, kryer me kërkesë të Prokurorisë, ka rezultuar se shkrimet dhe nënshkrimet e paditësve L dhe K Ç në kontratat objekt gjykimi nuk janë shkrime origjinale krahasuar me modelet e dërguara në emër të tyre.
Në rrethanat e mësipërme, me vendimin e datës 19.02.2013 gjykata vendosur pezullimin e ekzekutimit të këtyre titujve ekzekutivë, vetëm përsa i përket paditësve, pasi në të kundërt ekzekutimi vendimit për të drejtat e tyre do të ishte i pamundur ose i vështirë.
Dënimi i noterit, kontrata false
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër me vendimin nr. 160, datë 25.07.2013, ndryshuar nga Gjykata e Apelit Gjirokastër me vendimin nr.12, datë 23.01.2014 ka vendosur “Deklarimin fajtor dhe dënimin e të pandehurit P. Xh” për kryerjen e veprës penale të Falsifikimit të Dokumenteve” dhe dënimin e tij me një vit burgim. Në përmbajtje të vendimit ka rezultuar se shtetasi P.Xh, ka ushtruar funksionin e noterit të kontratat e sipërcituara të cilat kanë rezultuar të falsifikuara.
Cic del nga përmbajtja e dokumentit që disponon redaksia, falsifikimi i firmave është kryer nga noteri i cili ka punuar me Raiffeisen Bank në këtë rast për hartimin e kontratave të kedive.
Edhe në rastin konkret ka qenë denoncimi dhe vendosja në veprim e institucioneve nga dy bashkëshortët e dëmtuar që ka ndaluar tentativën e bankës për tu marrë atyre pasurinë në kërkim të kredisë që nuk po paguante kredimarrësi real, ndërkohë që ata nuk kishin asnjë lidhje me këtë histori, madje, nënshkrimet e tyre ishin falsifikuar.
Dy qytetarët kanë pohuar se në momentin që kanë rënë në dijeni të këtyre kontratave kanë pësuar tronditje pasi iu janë cenuar siguria dhe qetësia si dhe iu janë shkaktuar dëme financiare për shkak të angazhimit të studios ligjore për zgjidhjen e kësaj situate.