Ronaldo Sharka u shfaq me makinë super luksoze, "shpërthen" rrjeti: Ku i gjete 160 mijë euro?
Ronaldo Sharka ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale blerjen e tij më të fundit: një makinë luksoze Audi RS Q8, vlerësuar me qindra mijëra euro.
Me një stil tërheqës dhe një qëndrim plot vetëbesim pranë automjetit, Sharka ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut..Por përveç admirimit për makinën dhe stilin e tij jetësor, komentet nuk kanë munguar as në aspektin kritik.
Një ndjekëse i ka shkruar:
“A shoku ku i gjete 160 mijë euro gazetar Shqipërie? +- 2 milion 3 milion rrogë keni, të mendoni që jetoni dhe me qera. Apo ju kapi lapsi naj pastrim leku nga gangot e politikës atje".
Duket se ndjekësit janë të ndarë mes atyre që e urojnë për suksesin dhe atyre që dyshojnë për burimin e të ardhurave të tij.