Fotolajm/ Rama takohet me deputetët e zgjedhur të Tiranës! Të pranishëm edhe drejtues të strukturave

Aktualitet

Fotolajm/ Rama takohet me deputetët e zgjedhur të Tiranës!

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë pasdite deputetët e zgjedhur të Tiranës në zgjedhjet e 11 majit, si dhe drejtues të strukturave të bashkisë Tiranë.

Siç bëhet me dije, qëllimi i këtij takimi të përbashkët me deputetët e parlamentit të ri në qarkun Tiranë dhe drejtuesit e bashkisë është për të bashkërenduar punët në vijim.

Kujtojmë se më herët ditën e sotme, Rama zhvilloi një vizitë të papritur në bashkinë e Vlorës, ku kërkoi dorëheqjen e nënkryetarëve dhe disa drejtorëve.

Takimi u mbajt në një prej hoteleve të kryeqytetit, ku e pranishme ishte dhe e deleguara në krye të Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani, si dhe Ogerta Manastirliu, Ervin Hoxha, Igli Hasani, Albana Koçiu, Endrit Brahimllari, Petrit Malaj, Arbjan Mazniku dhe Blendi Gonxhja.

ME TE LEXUARAT