Masakër jashtë një lokali në Çikago, 4 viktima pas promovimit të albumit të një repereje

Bota

Masakër jashtë një lokali në Çikago, 4 viktima pas

Katër persona u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën pas të shtënave masive të mërkurën në mbrëmje në Çikago, tha policia.

Masakra ndodhi në lagjen River North, në bllokun 300 të West Chicago Avenue, kur një automjet u afrua në një vend dhe të paktën një person i armatosur hapi zjarr ndaj një turme që qëndronte jashtë, tha policia e Çikagos.

Mjeti është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe nuk ka asnjë person të arrestuar, tha policia.

 Viktimat e të shtënave u dërguan me urgjencë në disa spitale të ndryshme të zonës. Dy burra, të moshës 24 dhe 25 vjeç, dhe dy gra, të moshës 26 dhe 27 vjeç, u shpallën të vdekur, tha policia.

Të paktën katër persona raportohet se janë në gjendje kritike deri të rëndë. Identitetet e viktimave nuk janë bërë ende të ditura.

 

 

 

 

ME TE LEXUARAT