Bora e dendur bllokon rrugën Pejë–Rozhajë: Kamionët nuk kalojnë

Kosovë&Rajon

Bora e dendur bllokon rrugën Pejë–Rozhajë: Kamionët

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njofton se rruga Pejë–PKK Kullë–Rozhajë është e pakalueshme për kamionët për shkak të reshjeve të borës.

Automjetet e udhëtarëve mund të lëvizin vetëm me pajisje dimërore të domosdoshme, ndërsa autoritetet paralajmërojnë për kujdes maksimal gjatë qarkullimit.

Situata vështirëson transportin dhe kërkon planifikim të kujdesshëm për të gjithë drejtuesit e automjeteve.

 

ME TE LEXUARAT