"Ej hajde këtu"/ Tre arinj futen në oborrin e një shtëpie në Kosovë, momenti kur i sulen qytetarit! (Video)

Tre arinj janë parë duke hyrë në oborrin e një familjeje në fshatin Hoçë e Prizrenit, duke shkaktuar shqetësim te banorët e zonës.
Sipas dëshmitarëve, kafshët e egra janë shfaqur papritur pranë banesës dhe kanë qëndruar për një kohë të shkurtër në oborr, përpara se të largoheshin drejt zonave malore përreth.
(Video nga TV PRIZRENI)
Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar, ndërsa pamjet e incidentit janë publikuar nga media lokale dhe kanë ngjallur reagime të shumta në komunitet. Banorët e zonës kërkojnë shtim të masave të sigurisë dhe ndërhyrje nga autoritetet për të parandaluar afrimin e kafshëve të egra pranë shtëpive, pasi raste të ngjashme po bëhen gjithnjë e më të shpeshta në zonat rurale.