Berisha: Raporti i KE kërkon heqjen pa hezitim të imunitetit të Ballukut

Politikë

Berisha: Raporti i KE kërkon heqjen pa hezitim të imunitetit të

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se Belinda Balluku vijon të ushtrojë pushtet të plotë në qeveri, ndërsa sipas tij raporti europian evidenton rënien e Shqipërisë në indeksin e korrupsionit dhe mbrojtjen politike ndaj aferave të AKSHI-t.

Lideri i opozitës, duke iu referuar raportit të Komisionit Europian, u shpreh se heqja e imunitetit duhet të jetë një prioritet.

Kryedemokrati tha se dokumenti i Parlamentit Europian ngre shqetësime edhe për mungesën e rolit të parlamentit në procesin e integrimit europian.

Në këtë raport theksohet se heqja e imunitetit duhet të bëhet pa asnjë pengesë dhe me përparësi, ndërkohë që Balluku vazhdon të jetë zëvendëskryeministre në hije, me të gjitha funksionet e saj. Raporti evidenton gjithashtu rënien e Shqipërisë me nëntë vende në indeksin e korrupsionit, si edhe mbrojtjen që, sipas tij, kryeministri u ka bërë zyrtarëve të përfshirë në aferat e AKSHI-t”, tha kreu i PD-së.

Sipas Berishës, nisma Open Balkan dhe editoriali i përbashkët i Edi Rama me Aleksandar Vučić në një gazetë gjermane përbëjnë një përpjekje për të minuar integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Në raport dënohet me forcë Ballkani i Hapur dhe iniciativa të tjera, si letra Vuçiç–Rama, të cilat konsiderohen si përpjekje për të minuar procesin e integrimit. Rama fshehu një proces themelor të Bashkimit Europian për Shqipërinë”, u shpreh më tej Berisha.

ME TE LEXUARAT