Kërkesa e Vjosa Osmanit për President nga populli, PDK del kundër në Komisionin e Legjislacionit

Kryetari i Komisionit për Legjislacion, i cili u mblodh pas kërkesës së Osmanit për amendamente kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit, Përparim Gruda nga PDK u shpreh se shqyrtimit i ka kaluar afati.
Sipas tij, amendamentet i janë nënshtruar shqyrtimit në Gjykatën Kushtetuese 14 vjet më parë.
“Hapi i dytë është që amendamentet dërgohen në Gjykatën Kushtetuese për të shikuar nëse ato amendamente shkelin frymën dhe vlerat mbi të cilat qëndron rendi kushtetues.
Pas marrjes së vlerësimit, komisioni përkatës brenda afatit 7 ditësh i paraqet. Ne jemi pothuajse 14 vite pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Kemi tejkaluarçdo afat të shqyrtimit të atyre amendamenteve, prandaj komisioni mendoj unë nuk mundet me shqyrtu amendamentet kushtetuese një dekadë e më shumë mbrapa. Rregullorja e përcakton shprehimisht që shtatë ditë pas vendimit të Kushtetueses.
Kushtetuta e sotme nuk është e njëjtë me kushtetutën e vitit 2011. Ky propozim është i pasafatshëm. E dyta nuk mund t`i sjellë presidentja e Kosovës.
Kur amendamentet kalojnë në Gjykatë Kushtetuese siç janë këto thotë se shkojnë në komisionin për legjislacion, pra gjykata i sjellë te ne e jo me nejt në sirtar 14 vite e me u sjell prej presidentes te na
Nuk mund të bëhet debat e ndryshime duke e shkel kushtetutën”, tha ai në hapjen e mbledhjes së komisionit./Top Channel


