Kosovë, Gjykata Kushtetuese shfuqizon 12 ligje të miratuara nga qeveria Kurti

Kosovë&Rajon

Kosovë, Gjykata Kushtetuese shfuqizon 12 ligje të miratuara nga

Gjykata Kushtetuese në Kosovë ka shpallur antikushtetuese 12 ligje të miratura në Kuvend, nga shumica parlamentare e Qeverisë Kurti, gjatë legjislaturës së kaluar.

Ndërsa vetëm 3 prej tyre, nga 15 për të cilat ishte ankuar PDK-ja në Gjykatatë Kushtetuese, i ka lënë në fuqi, duke kaluar kështu testin e kushtetutshmërisë.

Të 12 ligjet, të gjitha të hartuara nga Qeveria Kurti sipas zotimeve dhe programit të saj politik, shkelin nenin kushtetues që rregullon formën e Qeverisjes dhe Ndarja e Pushtetit në vend; atë që përcakton vlerat themelore të rendit kushtetues të Republikës së Kosovës; nenin që rregullon ushtrimi i funksionit të të zgjedhurve të popullit; atë që rregullon funksionimin e Kuvendit sipas rregulloreve të punës; dhe nenin e Kushtetutës që rregullon dhe përcakton rolin e komisioneve parlamentare në Kuvend.

Partia Demokratike e Kosovës ishte ankuar në Kushtetuese për procedurat.

Në mbledhjen e 5 dhjetorit të 2024-s, Kuvendi pati miratuar 20 ligje. Votimi ishte bërë pa praninë e opozitës e duke iu shmangur afateve të përcaktuara me Rregulloren e Kuvendit. Rregullorja përcakton se shqyrtimi i dytë i një projektligji nuk mund të bëhet më herët se 72 orë nga dita e miratimit të tij në parim. Kjo përjashtohet vetëm në rast të gjendjes së jashtëzakonshme. Por, pa ndonjë gjendje të tillë emergjente, deputetët e pushtetit miratuan 13 ligje në të dy leximet. 7 të tjerat u miratuan në lexim të dytë, prej tyre 4 u futën në rend dite me mocion. Këto i ka theksuar edhe Kushtetuesja. 

ME TE LEXUARAT