"Po e konsideroj Himarën si origjinën time"/ Ministri grek Dendias zbulon diskutimet me Ramën

Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Nikos Dendias, ka bërë të ditura disa nga temat e diskutuara gjatë takimit me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Ai ka thënë se ka pasur mundësinë të flasë për Himarën, nga ku, sipas tij, beson se ka edhe origjinën e tij të hershme.
Dendias ka shtuar se ka përsëritur qëndrimin se minoriteti kombëtar grek në Shqipëri përbën një urë miqësie mes dy vendeve dhe popujve.
Gjithashtu, ai ka bërë të ditur se me palën shqiptare është rënë dakord për mbledhjen sa më të shpejtë të Komisionit të Përbashkët të Ekspertëve për çështjen e varrezave ushtarake.
Έγινα δεκτός από τον Πρωθυπουργό της #Αλβανίας, Edi Rama @ediramaal, στο πλαίσιο της επίσκεψής μου στα Τίρανα. Αναλύσαμε την ευρύτερη γεωπολιτική κατάσταση στην ευρύτερη περιοχή μας.
— Nikos Dendias (@NikosDendias) May 25, 2026
Είχα την ευκαιρία να μιλήσω για τη Χειμάρρα από όπου θεωρώ ότι έλκω την απώτερη καταγωγή μου… pic.twitter.com/8nORncOaqh
Postimi i ministrit grek në "X":
U prita nga Kryeministri i #Shqipërisë, Edi Rama @ediramaal, gjatë vizitës sime në Tiranë. Analizuam situatën më të gjerë gjeopolitike në rajonin tonë më të gjerë.
Pata mundësinë të flas për Himarën, ku e konsideroj origjinën time, dhe të përsëris qëndrimin tim se Pakica Kombëtare Greke është një urë miqësie midis dy shteteve dhe popujve.


