Të shtëna me armë në mes të qytetit! Një i vdekur dhe 4 të plagosur, mes tyre një e mitur

Një ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Tetovë, ku një person ka humbur jetën pas një shkëmbimi zjarri.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rrugën “Bllagoja Toska”, ku drejtuesit e dy automjeteve kanë qëlluar me armë në drejtim të njëri-tjetrit. Raportohet se pas të shtënave, dy makinat janë larguar nga vendngjarja. Një prej mjeteve u gjet më pas në kryqëzimin e rrugës “Bllagoja Toska” me rrugën “107”, brenda të cilit u gjet edhe viktima. Ndërkohë, 4 persona të tjerë janë plagosur, mes tyre dhe një e mitur.
Nuk dihen ende shkaqet e përplasjes me armë, apo identiteti i viktimës.
Me date 10.08, ne SPB Tetovë, në ora 12:30, është raportuar se në kryqëzimin e rrugës “Ilinden” me rrugën “Bllagoja Toska” në Tetovë, ka ndodhur një shkëmbim zjarri mes personave nga dy automjete, për pasojë ka ndodhur edhe një aksident trafiku, pas së cilës të dyja automjetet e kanë lëshuar vendin e ngjarjes, njëri prej tyre është drejtuar drejt rrugës “113”, ndërsa tjetri në drejtim të panjohur.
Nga informatat e marra nga qytetarët dhe dëshmitarët okularë në vendngjarje, është marrë informacion se automjeti që është drejtuar drejt rrugës “113” është një automjet pasagjerësh “Ford Fiesta” me targa të Tetovës.
Gjatë kontrollit është konstatuar se bëhet fjalë për targa të çregjistruara nga i njëjti automjet, në pronësi të personit E.M.(19) nga fshati Gajre e Tetovës. Gjatë marrjes së masave, në kryqëzimin e rrugës “Bllagoja Toska” me rrugën “107” është gjetur një automjet pasagjerësh “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës, në pronësi të F.R.(46) nga Tetova, ndërsa brenda automjetit është gjetur një person i vdekur me plagë nga arma e zjarrit.
Për ngjarjen është formuar një ekip i cili drejtohet nga prokurori publik kujdestar në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë dhe një ekip ibspektues nga SPB-Tetovë. Në momentin e inspektimit, në Spitalin Klinik-Tetovë janë transferuar tre persona me lëndime nga të cilët një vajzë e mitur nga Tetova me plagë nga arma e zjarrit, e cila është mbajtur nën vëzhgim. Ndërsa dy persona të tjerë, O.O.(34) dhe R.T. me plagë nga arma e zjarrit, si raste urgjente janë transferuar në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë” në Shkup.
Në shkëmbim zjarri nga automjetet është lënduar edhe një këmbësor A.S.(60) nga Tetova, i cili ishte kalimtar i rastit dhe është transferuar në klinikat e Shkupit. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit” thuhet në raportin e SPB- Tetovë.
Nga Spitali i Tetovës, thuhet se 4 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore me lëndime të ndryshme nga të shtënat me armë zjarri.
Rreth orës 12:20, në Urgjencën e Spitalit Klinik të Tetovës janë sjellë katër pacientë me lëndime të ndryshme trupore:
Pas ekzaminimeve të menjëhershme mjekësore dhe trajtimit sipas protokolleve të urgjencës, pacientët janë transferuar për trajtim të mëtejshëm në Klinikën Universitare në Shkup.
Spitali Klinik i Tetovës mbetet i përkushtuar në ofrimin e ndihmës mjekësore të shpejtë dhe profesionale në të gjitha rastet urgjente” thuhet në raportin e Spitalit të Tetovës.