Dhu'na i shkaktoi vdek'jen! Del autopsia e 46-vjeçares që shqiptari e la të gjakosur para spitalit

Kosovë&Rajon

Dhu'na i shkaktoi vdek'jen! Del autopsia e 46-vjeçares që

Itali - Ornella Forastefano vdiq nga dhuna. Ky ishte rezultati i autopsisë së 46-vjeçares italiane. Viktimës iu kryen edhe teste radiologjike për të përcaktuar më tej shkallën e lëndimeve të saj, rezultatet e të cilave do të publikohen në ditët në vijim, shkruajnë mediat italiane.

46-vjeçarja u gjet gjatë natës pranë urgjencës së spitalit në Trebisacce, në provincën e Cosenza-s. Mjekët ndërhynë menjëherë për t'i dhënë ndihmën e parë, por ajo nuk arriti t'u mbijetonte plagëve të rënda.


Pas ngjarjes autoritetet italiane arrestuan partenerin Elvis Metvelaj, i cili po tentohej të largohej nga vendi. Shqiptari, 42-vjeç u arrestua nën akuzë për vrasjen e 46-vjeçares.

Emri i Elvis Metvelajt nuk është i panjohur për autoritetet italiane. Përpara se të arrestohej si i dyshuar për vrasjen e partneres së tij, 42-vjeçari ishte përmendur edhe në një nga hetimet e bujshme të trafikut të drogës në Kalabri, ku u përfshi edhe këngëtarja shqiptare Liljana Kondakçi.


Sipas mediave italiane të kohës, të cituara edhe nga Shqiptarja.com në vitin 2013, Metvelaj figuronte në listën e personave të dyshuar si pjesë e një grupi të përbërë nga rreth 20 persona, që hetohej për trafik ndërkombëtar droge. Në atë kohë ai ishte 24 vjeç, banonte në Trebisacce dhe njihej me pseudonimin "majmuni".

Në të njëjtën dosje u përfshi edhe këngëtarja lirike Liljana Kondakçi, e cila u dënua në Itali me 2 vjet e 8 muaj burg për transport droge. Mediat italiane raportuan se ajo njihej me nofkën "mamaja", ndërsa autoritetet dyshonin se organizata drejtohej nga Fisnik Smajlaj. Vetë Kondakçi i mohoi gjatë gjithë kohës akuzat.

ME TE LEXUARAT