Tragjike në Vlorë, dy pushues nga Kosova vdesin në det

Kosovë&Rajon

Tragjike në Vlorë, dy pushues nga Kosova vdesin në det

Dy turistë nga Kosova kanë ndërruar jetë gjatë larjes në det në Velipojë. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme dhe, sipas policisë, bëhet fjalë për dy incidente të ndara. Viktima e parë është një 72-vjeçar me inicialet Z.J., i cili dyshohet se është mbytur aksidentalisht.

Ndërsa viktima tjetër është një 80-vjeçar me inicialet Gj.K., i cili dyshohet se ka pësuar arrest kardiak sapo ka dalë nga deti dhe ka humbur jetën.

Specialistët e Hetimit të Krimeve në Stacionin e Policisë Velipojë kanë referuar materialet në Prokurori për njoftim fakti.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë referuan materialet në Prokurori, për njoftim fakti, pasi ditën e djeshme, në Velipojë, duke u larë në det, është mbytur aksidentalisht shtetasi kosovar Z. J., 72 vjeç. Gjithashtu, dje, në plazhin e Velipojës, shtetasi kosovar Gj. K., 80 vjeç, sapo ka dalë nga deti, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën", njofton policia shqiptare.

ME TE LEXUARAT