Zgjedhja e Presidentit të Kosovës, dështon sërish seanca parlamentare

Kosovë&Rajon

Zgjedhja e Presidentit të Kosovës, dështon sërish seanca

Opozita ka bojkotuar sërish seancën e Kuvendit të Kosovës të parashikuar në orën 14:00 për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit, duke pamundësuar vijimin normal të procesit.

Për shkak të mungesës së pjesëmarrjes, është vendosur që seanca të shtyhet dhe një tjetër tentativë për mbajtjen e saj të zhvillohet në orën 19:00.

Mesnata mbetet afati i fundit kushtetues për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.

Nëse deri atëherë nuk arrihet një marrëveshje dhe nuk zgjidhet presidenti, Kosova rrezikon të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare.

 

 

 

ME TE LEXUARAT