Rrebeshe shiu dhe breshër përfshijnë disa qytete të vendit

Aktualitet

Rrebeshe shiu dhe breshër përfshijnë disa qytete të vendit

Pasditen e sotme një pjesë e territorit shqiptar është goditur nga rrebeshe të forta shiu, që në disa qytete kanë sjellë edhe probleme konkrete.

Në Elbasan, reshjet e dendura kanë vështirësuar qarkullimin rrugor, ndërsa zonën e kanë shoqëruar shkarkesa të shumta rrufesh.

Në Gramsh, krahas shiut, ka rënë gjithashtu breshër. Banorët tregojnë se breshëri zgjati vetëm pak minuta, por mjaftoi për të shkaktuar dëme të mëdha në prodhimin e tyre bujqësor.

Rrebeshet e shiut kanë përfshirë gjithashtu qytetin e Korçës, ndërsa edhe kryeqyteti Tiranë është goditur nga reshje të shumta gjatë pasdites së sotme.

ME TE LEXUARAT