Ambasadori amerikan në NATO: Shqipëria po rrit ndjeshëm kapacitetet në mbrojtjen kibernetike

Ambasadori i SHBA në NATO, Matthew Whitaker, ka zhvilluar një vizitë në bazën ajrore të Kuçovë, ku ka vlerësuar nga afër kapacitetet ushtarake të Shqipëri.
Në një postim në “X”, ai tha se ka realizuar një fluturim mbi bazë së bashku me ministrin e Mbrojtjes dhe ka diskutuar me kryeministrin Edi Rama për rritjen e aftësive në mbrojtjen kibernetike dhe pjesëmarrjen në misione ndërkombëtare.
In Albania, I had an informative flyover tour of the Kucova Air Base from Defense Minister Ermal Nufi. ???????? is increasingly capable in cyber defense, committed to the Board of Peace and International Stabilization Force in Gaza, and more. Discussing with Prime Minister Rama, and… pic.twitter.com/NHEw3RjvEp
— U.S. Ambassador to NATO (@USAmbNATO) April 24, 2026
Whitaker theksoi se SHBA pret që Shqipëria të rrisë shpenzimet në mbrojtje në nivelin 5% të PBB-së, si pjesë e forcimit të kapaciteteve ushtarake dhe rolit të saj në rajon.
Ai vlerësoi gjithashtu angazhimin e Shqipërisë në operacionet paqeruajtëse dhe bashkëpunimin me aleatët e NATO-s.


