BE fond 49 milionë euro për Shqipërinë, Rama: Një histori suksesi që nuk shkruhet me britma

Politikë

BE fond 49 milionë euro për Shqipërinë, Rama: Një

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur në shënimet e tij të javës se Shqipëria ka përfituar një tjetër fond prej 49 milionë eurosh nga Bashkimi Europian, në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Sipas tij, kjo mbështetje financiare vjen paralelisht me hapjen e fazës përmbyllëse të negociatave dhe e çon totalin e përfitimeve nga ky plan në rreth 212 milionë euro, shifra më e lartë e përfituar nga vendet e rajonit deri tani.

Rama theksoi se Plani i Rritjes është i bazuar në rezultate të certifikuara nga Komisioni Europian, duke e cilësuar atë si një mekanizëm objektiv vlerësimi dhe financimi për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në deklaratën e tij, kryeministri vlerësoi progresin e vendit në procesin e integrimit europian, duke e cilësuar Shqipërinë si një “histori suksesi” të ndërtuar, sipas tij, mbi reforma, punë dhe përkushtim.

Në përfundim, ai shprehu mirënjohje për qytetarët shqiptarë, duke i falënderuar për mbështetjen në këtë proces.

Tjetër mbështetje financiare e Bashkimit Europian ka ardhur nga Brukseli, ndërsa është vendosur çelja e fazës përmbyllëse të negociatave, është njëkohësisht vijuar edhe me çeljen e një tjetër fondi për Shqipërinë në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. 49 milionë euro, të cilat e çojnë mbështetjen deri këtu në 212 milionë euro, ose shifra më e lartë e përftuar nga vendet e rajonit prej Planit të Rritjes.

Plani i Rritjes është një plan financimi mbi bazë rezultatesh dhe janë rezultate të certifikuara nga Komisioni Europian, të padiskutueshme në objektivitetin e tyre, sepse, ndryshe nga sa e përflasin ditë e natë ata që në fund gjithmonë humbasin, Shqipëria jonë, Shqipëria europiane që po ndërtojmë, është një histori suksesi, një histori që nuk shkruhet me britma, nuk bëhet me shpifje apo me molotovë, por me vizion, me punë, me durim të madh dhe me përkushtim hap pas hapi, reformë pas reforme.



E pra, urime të gjithëve dhe, mbi të gjitha, faleminderit! Faleminderit çdo shqiptari dhe shqiptareje që beson, që mbështet dhe që ecën me ne në këtë mision historik”, u shpreh Rama.

ME TE LEXUARAT