“BE të mos e shohë Ramën si zërin e vetëm të Shqipërisë”/ Koçeku për Euractiv: Besojmë në vlerat evropiane, por…

Politikë

“BE të mos e shohë Ramën si zërin e vetëm të

Deputetja e pavarur Marjana Koçeku, e larguar muajin e kaluar nga Partia Socialiste, i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian të mos e konsiderojë më kryeministrin Edi Rama si zërin e vetëm evropian të Shqipërisë.

Në një intervistë për Euractiv, në kulmin e protestave që prej më shumë se një muaji kërkojnë largimin e kreut të qeverisë, Koçeku deklaroi se vendosi të largohej nga Partia Socialiste, pasi nuk mund të mbështeste më politika që, sipas saj, dëmtojnë mjedisin.

“Nuk mund t’i përkisja më një grupi që jo vetëm nuk e mbështet mjedisin, por harton politika që e dëmtojnë atë. Kam mbështetur edhe nismat e kolegëve të opozitës, sepse e konsideroj këtë si të drejtën time qytetare”, u shpreh ajo.

“BE të mos e shohë Ramën si zërin e vetëm të

Protestat, të cilat kanë zgjatur prej më shumë se një muaji, kundërshtojnë projektet turistike të planifikuara pranë zonës së mbrojtur Vjosa-Nartë, përfshirë investime të lidhura me Jared Kushner, dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump. Lëvizja është pagëzuar nga protestuesit si “Revolucioni i Flamingove”, në referencë ndaj flamingove që jetojnë në këtë ekosistem.

Sipas Koçekut, protestat janë shprehje e një krize të thellë besimi ndaj institucioneve dhe klasës politike.

ME TE LEXUARAT