Berisha 'mund' Lulzim Bashën, pas 3 vitesh luftë i merr faqen e Partisë Demokratike në Facebook

Politikë

Berisha 'mund' Lulzim Bashën, pas 3 vitesh luftë i merr

Ndërkohë që thotë se synon të rrëzojë nga pushteti kryeministrin Edi Rama, Sali Berisha deklaroi sot një fitore ndaj Lulzim Bashës.

Pas më shumë se 3 vite nga rikthimi i Berishës në krye të Partisë Demokratike, ka arritur t’i marrë Bashës faqen e partisë në Facebook, e cila ishte emërtuar Demokratët Euroatlantikë, që është emri i forcës politike me të cilën Luli garoi në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, pas të cilave nuk pati më "puls" publik dhe angazhim.

Berisha 'mund' Lulzim Bashën, pas 3 vitesh luftë i merr

 

“Në vijim të vendimit të formës së prerë të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë (Vendimi Nr. 723, datë 11 Qershor 2024), i cili konfirmoi të drejtat ligjore mbi emrin, vulën dhe simbolet e Partisë Demokratike të Shqipërisë, bëjmë me dije se emërtimi i përkohshëm në faqen e Facebook, “Demokratët Euroatlantikë” do të ndryshohet në “Partia Demokratike e Shqipërisë” për të reflektuar emrin e ligjshëm të institucionit”,- njoftoi PD sot.

 

ME TE LEXUARAT