“Do jetë kurbani i radhës”, Belind Këlliçi i përgjigjet Taulant Ballës: Shih punët e tua sepse…

Deputeti socialist Taulant Balla deklaroi pas kaosit në Kuvend se në PD krijon këtë “shfaqje” sa herë që nuk mbledh dot njerëz për protestat që thërret.
Për këtë, deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi i është përgjigjur gjatë një prononcimi për emisionin “Shqipëria Live”, në Top Channel. Këlliçi u shpreh se Balla duhet të shohë problemet e veta, pasi shumë shpejt sipas tij, mund të jetë “kurbani” i radhës, referuar socialistëve të hetuar dhe nën hetim.
“Bën mirë që Balla të shohë hallet dhe problemet e veta. Të shohë përgjimet e ‘SkyEcc’, problemet që do ketë me drejtësinë se mund të jetë kurbani i radhës. Bën mirë që secili të shohë punët e veta dhe të mos bëhet avokat i hajdutëve që janë kapur në flagrancë. Unë nuk merrem me punët e PS sepse jam anëtar i grupit Parlamentar të PD-së.“- tha Këlliçi.


