Ish-deputetja e PS-së kundër Ramës për 4 milionët e Kanye West: Të jepeshin për parandalimin e zjarreve

Aktualitet

Ish-deputetja e PS-së kundër Ramës për 4 milionët e

Kritikave për koncertin e Kanye West i është bashkuar edhe ish-deputetja e Partisë Socialiste, Marjana Koçeku, e cila ka dalë publikisht kundër këtij shpenzimi.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Koçeku shprehet se fondi prej 4 milionë eurosh duhej të ishte përdorur për parandalimin e zjarreve, mbështetjen e banorëve të prekur dhe forcimin e kapaciteteve të emergjencave, duke kujtuar dëmet e mëdha që shkaktuan zjarret gjatë vitit të kaluar.

“Vjet vendi ynë kaloi një katastrofë zjarresh. E kam pa nga afër dëmtimin e jashtëzakonshëm që iu ba natyrës. Këtë vit pritet që situata të jetë edhe ma alarmante për shkak të temperaturave të larta.

4 milionë eurot e nji stadiumi njipërdorimsh do të duhej të ishin investu në parandalimin e zjarreve, në mbështetjen e banorëve dhe në forcimin e kapaciteteve të emergjencave.

Shteti dhe llogaridhania nuk zëvendësohen me spektakël. Humbja e natyrës asht humbje e Shqipnisë”, shkruan Koçeku.

ME TE LEXUARAT