Klodiana Spahiu merr detyrën si ministre Shëndetësie, betohet sot në Presidencë
Lajmifundit
/
11 Shtator 2026, 10:16
Politikë
Pas votimit në Kuvend me 79 vota pro, Klodiana Spahiu u betua para presidentit Bajram Begaj si ministre Shëndetësie, duke marrë kështu zyrtarisht detyrën.
Ajo zëvendësoi në këtë post, Evis Salën, e cila dha dorëheqjen me argumentin se kishte projekte akademike për të ndjekur.
Menjëherë pas betimit Spahiu merr pjesë si ministre për herë të parë në mbledhjen e qeverisë.


