“Më gjeni një njeri pa rrogë që thotë fiton Berisha”, deklarata e fortë e Salianjit: Asnjë ambasador nuk hyn më në..

Sali Berisha nuk ka mbështetje të vërtetë në Partinë Demokratike, thotë Ervin Salianji në një studio televizive.
“Më thoni një njeri pa rrogë në PD që thotë fiton Berisha. Ka një lidhje privilegji diku dhe ai mbron privilegjin e vet. Po të sjell unë ata që më ndjekin mua, do të thonë fitoj unë”, thotë Salianji.
Sërish, ai theksoi se partia është uzurpuar dhe marrë peng, ndërsa Berisha nuk do të sjellë fitore. Disa skenarë të shkuar, Salianji as nuk ka ndërmend t’i rikthejë.
“Partitë politike dhe debati publik bëhet, e ka uzurpuar ky zotëria apo jo. Unë po e uzurpoj thotë ai për interes personal. Unë kam interes që PD të bëhet fituese. Bëhet fituese me Sali Berishën? As sot, as kurrë. Është pengmarrje, patjetër. Të shkoj unë të prodhoj një situatë që s’nderon asnjërin si në 8 janar? E bëj që nesër”, thotë Salianji.
Drejtimi i PD nga Berisha bën që ndërkombëtarët ta anashkalojnë plotësisht selinë blu. Për ta kompensuar, kryetari i PD shfrytëzon miqtë e tij duke sajuar takime, sipas Salianjit.
“Do të vazhdojmë paralelisht derisa të zgjidhet me votë. Do të vazhdoj takimet. PD, sot për shkak se ka kryetar këtë zotërinë, nuk hyn ndonjë ambasador. Takojnë gjithë të tjerët, edhe unë kam kontakte me faktorët ndërkombëtarë. Sot nuk hyn asnjë. Takon ndonjë njeri që ka shok në Gjermani, e hedh ky sikur ka takime”, tha Salianji.


