“Na e jepte Kadiu, na refuzonte Aliu”, Rama për anëtarësimin në BE: Jemi i vetmi vend në rajon që përdorim AI! Falë Diellës...

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se vendi është në rrugën e duhur për të mbyllur në 2027 negociatat me BE-në për anëtarësimin.
“E mbyllim vitin me të gjithë kapitujt e hapur. Në vitet e poshtërimit kur na jepte Kadiu por na e refuzonte Aliu, dhe negociatat nuk hapeshin për shkak të disa refuzimeve, ne jemi përgatitur për kohën kur negociatat do të hapeshin dhe kemi punuar njëlloj sikur të ishin hapur.
Grupi negociator nuk ka shkuar në tryezën e negociatave për të mësuar çtë bëjë por ka qenë i mirëpërgatitur.
Sot i dimë shumë mirë detyrat. Jemi i vetmi vend në rajon që përdorim AI për këtë proces. Falë Diellës bëjmë tranferimin me një shpejtësi shumë të lartë të të gjithë trupit ligjor të BE për ta adoptuar në atë të Shqipërisë dhe kryejmë me përpikmëri objektivat e vendosura në kalendarin e përbashkët.


