Pas fjalimit të Berishës, militantët demokratë hedhin fishekzjarrë dhe molotov drejt kryeministrisë
Lajmifundit
/
17 Prill 2026, 20:52
Politikë

Pas përfundimit të fjalimit të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, në protestën e zhvilluar përpara godinës së Kryeministria, situata u tensionua.
Një pjesë e protestuesve kanë hedhur shishe molotov dhe fishekzjarrë në drejtim të godinës së qeverisë.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat e Policia e Shtetit, të cilat kanë marrë masa për shpërndarjen e turmës me ane te ujit.


