Përfundon numërimi i votave për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të PD! Ja kur dalin REZULTATET

Politikë

Përfundon numërimi i votave për anëtarët e rinj të

Tashme ka përfunduar procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Sipas burimeve po bëhet një verifikim i shifrave, teksa rezultatet parashikohen të publikohen zyrtarisht gjatë pasdites.

Delegatët e PD votuan një ditë më parë për 200 anëtarë, në atë që kryedemokrati Sali Berisha e ka quajtur “Ripërtëritje” e Partisë Demokratike.

Këshilli i demokratëve është një organ i rëndësishëm që përcakton drejtimin politik dhe organizativ të partisë.

Ky Këshill pritet të ketë rol kyç në formimin e Kryesisë së re të PD-së, e cila do të ndikojë në strategjinë opozitare dhe përgatitjet për proceset e ardhshme zgjedhore.

Ndërkohë kujtojmë se nga krahasimi i përbërjes së vjetër me listën e kandidatëve të propozuar për votim në Kuvendin Kombëtar të PD-së, rezulton se rreth 38 demokratë nuk janë rikandiduar dhe mbeten jashtë forumit drejtues.

Mes emrave që nuk figurojnë në listën e re bien në sy Aldo Bumçi, Andi Mustafaj, Arben Imami, Bujar Kapexhiu, Julian Deda, Rudina Hajdari dhe Robert Budina, si edhe figura të tjera nga radhët e demokratëve.

ME TE LEXUARAT