Rama para evropianëve: Miku në Shqipëri mikpritet si Perëndi! E kemi dëshmuar kur mbrojtëm hebrenjtë!

Politikë

Rama para evropianëve: Miku në Shqipëri mikpritet si

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka marrë pjesë në Panairin e Turizmit të Berlinit ku ka theksuar mikpritjen unike që karakterizon vendin.

Rama tregoi se si vendi ynë gjatë Luftës së dytë botërore mori në mbrojtje hebrenjtë, duke vënë në pah traditën e mikpritjes shqiptare.

"A keni dëgjuar ndonjëherë për një ligj në vend që deklaron shtëpitë tona i përkasin zotin dhe mikut. Ndërkohë që një ligj i tillë është shkruar në Shqipërinë mesjetare është bërë pjesë përbërëse e jetesës së Shqipërisë, thelbi i asaj që ne e quajmë pritje, që në anglisht duket si shkrirje harmonike e Shqipërisë dhe mikpritjes, por në shqip do të thotë të bësh të pamundurën për të nderuar emrin, shtëpinë dhe mikun.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kulmi i mikpritjes shqiptare u dëshmua gjatë luftës së dytë botërore, kur Shqipëria mbrojti hebrenjtë, duke u bërë i vetmi vend në Evropë që pati më shumë hebrenj pas luftës se para saj.

Ne kemi qenë dhe jemi ende një vend myslimanësh, të krishterësh, ortodoks dhe kur u përballëm me zgjedhjen midis hebrenjve dhe djallit, parardhësit tanë qëndruan krah hebrenjve, duke refuzuar që të dorëzonin qoftë edhe një frymë të vetme te nazistët. Kush troket në derë të shtëpisë së shqiptarit e bën këtë prej vullnetit të zotit, dhe duke hapur dyert ne mirëpresim një mik që trajtohet si perëndi. Nëse doni të ndiheni se si është të jesh si perëndi, ejani në Shqipëri.

Nëse doni të takoni drejtues taksish që sillen si perëndi shkoni në Greqi", tha Rama.

ME TE LEXUARAT