Rama reagon pas protestës kundër Muzeut Hebraik në Vlorë: “Nuk po shkatërrojmë Muzeun Labëria”

Politikë

Rama reagon pas protestës kundër Muzeut Hebraik në Vlorë:

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës së zhvilluar sot në Vlorë kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik, ku pati edhe tensione mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Protestuesit kundërshtuan projektin, duke pretenduar se punimet po zhvillohen në godinën historike të Klubit Patriotik “Labëria”. Sipas Ramës dhe autoriteteve, Muzeu Hebraik po ndërtohet në një godinë tjetër, një banesë e viteve 1850, pranë Muzeut Etnografik.

Në reagimin e tij në platformën “X”, Rama hodhi poshtë pretendimet për shkatërrimin e Muzeut “Labëria” dhe kritikoi ashpër protestuesit, duke iu referuar në mënyrë të veçantë Bujar Leskajt.

Kryeministri bëri të ditur gjithashtu se, paralelisht me projektin e Muzeut Hebraik, është parashikuar edhe rijetësimi i Muzeut “Labëria”.

Sipas tij, Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit ka akorduar 200 mijë dollarë për hartimin e projektit të rijetësimit të këtij muzeu.

Në reagimin e tij, Rama përdori një gjuhë të ashpër ndaj protestuesve, duke i cilësuar kundërshtimet si “shpifarake” dhe duke deklaruar se Muzeu “Labëria” do të rikthehet si një tjetër pikë identitare dhe turistike e Vlorës.

ME TE LEXUARAT