“Udhëtim ripërtëritjeje”, Berisha kthehet nga SHBA, flet për takimin me diasporën: I gjeta më të fortë pas 35 vitesh

Sali Berisha ka folur para gazetarëve sot në Tiranë, menjëherë pasi u kthye nga SHBA.
“Ky është udhëtimi më ripërtëritës i jetës time. Së pari një përshëndetje shumë të përzemërt për ju që jeni këtu, dhe për të gjithë shqiptarët. Po kthehemi nga një udhëtim që me siguri ju kërkoni nga unë ta vlerësoj.
Ajo çka mund t’u them unë, se ky është udhëtimi më ripërtëritës i jetës time. Pra, ta quajmë ripërtëritje. Se aty jemi ne”, tha Berisha.
Ai u ndal më tej te takimi që pati me diasporën.
“Takimet me diasporën ishin takimet më frymëzuese, të jashtëzakonshme. U riktheva bashkë me miqtë e mi 35 vite më parë dhe atëherë shkuam për të kërkuar ndihmën e diasporës dhe SHBA-së për të përmbysur komunizmin, kësaj here regjimin që mbahet nga droga dhe dogma e komunizmit.
Diaspora ka luajtur rol të pazëvendësueshëm, e gjeta 30 herë më shumë, ndoshta, më të fuqishme…”, tha Berisha.


