A do hynte në “Big Brother VIP ?”/ Valbona Selimllari: Nuk kam frikë të përballem me...

Showbiz

A do hynte në “Big Brother VIP ?”/ Valbona Selimllari: Nuk kam

Valbona Selimllari ka qenë ditën e sotme në një lidhje live me emisionin “Shqipëria Live”, ku ka folur për praninë e saj mbrëmë në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, ku ishte pjesë e jurisë së spektaklit të “Miss & Mister”.

“Jemi kënaqur, o sa shumë jemi kënaqur. Ishin aq të mirë të gjithë. Në fund fare ju thashë po shijojeni këtë gjë, se më del ndonjëherë në ‘Instagram’ ndonjë debat. U thashë shijojeni, gëzojeni se është një marrëdhënie e bukur që krijoni me njëri-tjetrin, pse jo”, Valbona.

Ndërsa e pyetur nga moderatorja Sidorela Gjoni nëse do bëhej ndonjëherë banore e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Valbona u përgjigj me ‘jo’.

Pjesë nga intervista:

Sidorela: Jam shumë kurioze, kur sheh kaq shumë persona publikë, të cilët zgjedhin si sfidë këtë “Big Brother”, të tundon ndonjëherë apo nuk do e bëje dot?

Valbona: Jo, jo, jo. Obobo ça reagimi. Jo

Sidorela: Nuk do e bëje dot. Pse? Nuk i beson vetes tënde apo nuk do që të të shohin njerëzit?

Valbona: Nuk ka të bëjë. Unë, e para, jam natyrë që nuk mund të mbyllem në një vend për kaq gjatë, e kam të pamundur. E dyta, jam pak e vështirë, kam ato rregullat e mia, kam gjërat me të cilat nuk bëj kompromis.

Sidorela: E kuptoj.

Valbona: Nuk e kam problem të përballem me askënd dhe me asnjë natyrë. I rri përballë çdo vështirësie të natyrave të caktuara njerëzish, se jemi të ndryshëm në këtë jetë. Por nuk do mundesha./“Shqipëria Live”, 

ME TE LEXUARAT