Argjira Spanca largohet nga “She’s On Top”, ja kush e zëvendëson

Showbiz

Argjira Spanca largohet nga “She’s On Top”, ja kush e

Pas largimit të Argjira Spancës nga drejtimi i “She’s On Top”, është mësuar edhe emri që do të marrë drejtimin e formatit në edicionin e ri.

Sipas burimeve, moderimin e sezonit të shtatë të spektaklit e ka marrë Sara Gjordeni, ish-banorja e “Big Brother VIP”, e cila më herët ka qenë edhe pjesë e jurisë së programit.

Ajo rikthehet kështu në një rol kryesor në ekran, duke zëvendësuar Argjira Spancën pas një rrugëtimi 7-vjeçar në drejtimin e emisionit.

Sara Gjordeni ka firmosur kontratën krah Edi Manushit, duke nisur një kapitull të ri në karrierën e saj televizive.

E njohur për stilin e drejtpërdrejtë dhe praninë e fortë në ekran, ajo nuk është e panjohur për këtë format, ku ka qenë më parë pjesë e tij dhe është vlerësuar për performancën e saj.

Paralelisht me angazhimin në televizion, Gjordeni po vijon edhe aktivitetin e saj në fushën e biznesit, duke zhvilluar linjën e produkteve kozmetike dhe parfumeve.

ME TE LEXUARAT